Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 26.11.2025.
Në ankesë ata pretendojnë se vendimi i KQZ-së cenon Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke zgjeruar në mënyrë të paautorizuar konceptin e qendrave të votimit jashtë vendit, përfshirë hapësira private dhe klube pa status diplomatik.
PDK-ja paralajmëron se zgjedhja e hapësirave të paautorizuara rrezikon sigurinë juridike dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke pamundësuar mbikëqyrjen objektive nga KQZ.
Kërkohet nga PZAP të anulojë vendimin e KQZ-së dhe të garantojë që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në hapësira zyrtare dhe të autorizuara diplomatike.




