Në Kazermën “Adem Jashari” është realizuar me sukses Kursi i Komunikimit – Niveli 2, i zhvilluar nga instruktorët e Njësisë për Komunikim (NJSK).
Kursi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e komunikimit ushtarak, me fokus të veçantë në përgatitjen e pjesëtarëve për planifikimin, menaxhimin dhe përdorimin efektiv të sistemeve të komunikimit taktik, duke rritur kështu gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë operacionale.
Ky trajnim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e komunikimit.




