Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.
Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Siq njofton TopChannel, pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar.
Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të shpallur ne kërkim.
Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur në vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person i vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip audi në drejtim të Librazhdit.




