Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka folur për përgatitjet e listës zgjedhore të Aleancës, ku theksoi se udhëheqja e duhur është ajo me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Abazi tha se AAK-ja është në fazën përmbyllëse të finalizimit të listës zgjedhore, duke theksuar se synimi është që para qytetarëve të prezantohet ekipi më i përgatitur i mundshëm.
Abazi ka përmendur edhe disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e listës, duke theksuar kontributet historike dhe përfaqësimet lokale.
Ai ka kritikuar klimën e rëndë të komunikimit politik, duke kërkuar ndalimin e gjuhës së urrejtjes në fushatë.
Tutje Abazi tha se AAK-ja do të garojë në zgjedhje e vetme, por me lista të hapura ndaj individëve dhe grupeve të ndryshme shoqërore.




