Pas prime-it banorët e Big Brother VIP Kosova u ulën të hanin darkën që produksioni kishte përgaditur për ta.
Atmosfera fillimisht ishte e qetë, por gjatë bisedave në tavolinë, Alba solli një koment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Teksa po fliste për raportet mes banorëve, ajo tha se disa prej tyre po veprojnë si “ushtarë të Labit” duke nënkuptuar se po ndjekin mendimet dhe qëndrimet e tij.




