Në raportin 24 orësh të Policis së Kosovës raportohet se me datë 05.12.2025 rreth orës 15:15 në fshatin Senik, në Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë gjuetie, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.




