Zafir Berisha ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të AAK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai thotë se në këtë garë po hyn për të luftuar “të keqen” që, sipas tij, ka kapluar vendin dhe për të kontribuar në një ndryshim të vërtetë.
Berisha thekson se me Ramush Haradinajn e lidh lufta për liri dhe përgjegjësia ndaj Kosovës, duke e cilësuar rreshtimin në AAK si vazhdimësi të përpjekjeve për vendin.
“Rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën pa mashtrime”, shkroi ai në Facebook.
Ai ka komentuar edhe pritjet se mund të rreshtohej krah Bedri Hamzës, por thotë se Hamza është “kandidat kukull në duart e pionerëve pa libreza të PDK-së”, i përdorur për skenarë që, sipas tij, tashmë janë parë edhe më 9 shkurt.
“Unë nuk mund të jem pjesë e asaj loje”, thekson Berisha, duke shtuar se në këtë garë është “për Kosovën, jo për figurina politike që lëvizen sipas interesave të dikujt tjetër”.




