FC Prishtina 01 ka mbyllur rrugëtimin e saj në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve në futsall, pas humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj FC Riga me rezultatin 8-1 në Letoni.
Golin e vetëm për skuadrën kosovare e realizoi Shefki Kameri në pjesën e dytë të takimit, ndërsa mungesa e lojtarit kryesor Drilon Maxharraj u ndje dukshëm, pasi ai kishte qenë vendimtar gjatë gjithë fazës së grupeve dhe në ndeshjen e parë në Prishtinë.
Megjithatë, përkundër eliminimit, FC Prishtina 01 vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga klubet më të forta të futsallit në Evropë, duke arritur të hyjë mes 16 ekipeve më të mira kontinental.




