Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës sot, duke filluar nga ora 18:00, ku në rend dite janë çështje që lidhen me votimin me postë.
Sipas komunikatës për media nga KQZ, gjatë mbledhjes do të shqyrtohen:
Opsionet dhe afatet e veprimeve për votimin me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025;
– Dokumenti i kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës;
– Kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveçan.
Në komunikatë theksohet se në mbledhjen e sotme është planifikuar vetëm ndryshimi i datës për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Data e re do të vendoset gjatë mbledhjes.




