Dardan Krasniqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë për gazetën Blic ka treguar se pse u largua nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Krasniqit, situata aktuale politike në të cilën gjendemi është një barrë kogja e rëndë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ai ka thënë se arsyet e largimit të tij nga LVV nuk ishin inate personale por shkelja e idealeve dhe parimeve për të cilat ishte ndërtuar lëvizja.
Tutje Krasniqi thekson se i ka kaluar tri vite në UÇK dhe 19 vite në Lëvizjen Vetëvendosje, ku shton se kjo e fundit duhet të ndihet e turpëruar në atë se ka shkelur çdo ideal dhe parim në rrugëtimin e tij, madje ai thotë se këtë e dinë shumë të tjerë por nuk kan guxim ta thonë.




