Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari, ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak dymujor të organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School” në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Për këtë arritje të Kosovës ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi e cila ka shkruar se është krenare me Lirijonën.
Kosova u përfaqësua në këtë aktivitet ndërkombëtar nga tre oficere të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Shkolla ushtarake “Khawla Military School” funksionon nën patronazhin e Sheikha Fatima bint Mubarak, duke promovuar rolin e grave në shërbimin ushtarak në nivel ndërkombëtar.





