Siç ndodh shumë rrallë në skenën politike, deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njoftoi sot se i ka kërkuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të mos e përfshijë në dhjetëshen e parë të listës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, gjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur pozita të rëndësishme dhe ka ardhur momenti që ai të reflektojë.
Tahiri thotë se numrat nuk trashëgohen dhe përkundrazi mendon që ata që kanë përvojë duhet të ndihmojnë kolegët e tyre të rinj që do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.
“Na priftë e mbara me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamzën!” – shkruan ai.





