Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se Kosova ka shpenzuar mbi 800 milionë euro për import të energjisë elektrike në pesë vitet e fundit.
Ai ka kritikuar Qeverinë në detyrë për “keqmenaxhim në sektorin e energjetikës”.
Zogaj ka theksuar se vetëm në vitin 2025, vendi ka paguar afro 250 milionë euro për energji të importuar dhe shifra totale e kap mbi 8 milionë euro, që sipas Zogajt, është dashur të investoheshin në rritjen e kapaciteteve vendore.
Ai ka ngritur shqetësimin për atë që e quan skemë të dyshimtë të menaxhimit të importit të rrymës.




