Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën ishullin kryesor të Indonezisë, Sumatrën, u rrit në 950 të premten, me më shumë se 5,000 të plagosur, tha agjencia e vendit për menaxhimin e fatkeqësive (BNPB).
Fatkeqësia natyrore goditi tre provinca në Sumatra, duke shkatërroi shtëpi, rrugë, rrjete komunikimi dhe infrastrukturë publike.
Provinca po përballet me “mungesë të gjithçkaje, veçanërisht të personelit mjekësor.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton shira shumë më të dendur, pasi një atmosferë më e ngrohtë mban më shumë lagështi dhe temperaturat më të larta të detit intensifikojnë stuhitë dhe motin ekstrem.




