Lajmet se në Zvicër po kërkohen 85 mijë punëtorë të huaj me paga që prekin vlerën 6,500 euro u përhapën shumë ditët që lamë pas.
Zërave të tillë u ka reaguar vetë Ambasada e Zvicrës në Kosovës duke e demantuar këtë gjë.
Sipas reagimit të ambasadës zvicerane, ky informacion është i rremë dhe kuotat për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) mbeten të pandryshuara për vitin 2026
Më pas theksohet se “siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të 19 nëntorit 2025, Këshilli Federal Zviceran ka vendosur të ruajë kuotat ekzistuese për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) për vitin 2026”.
“Një maksimum prej 8,500 punëtorësh dhe specialistësh të kualifikuar nga vendet e treta mund të rekrutohen në Zvicër vitin e ardhshëm. Kjo përfshin 4,500 leje qëndrimi (B) dhe 4,000 leje afatshkurtra (L)”, ka shtuar reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.





