Ish – deputeti i PDK-së Andin Hoti, pasi hyri në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se mësimi i tij për politikën ishte edhe për gjatë katër vjetëve sa është në krye të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ku thotë ta ketë parë dhimbjen më të madhe dhe dinjitetin më të lartë tek qytetarët.
Ai me të birin e tij tek busti i Ukshin Hotit tha se ftesën për t’iu bashkuar listës së deputetëve në LVV e pranoi si detyrë dhe shërbim, duke u zotuar se kontributi i tij do të jetë përpjekje e pandalshme në sfidat aktuale: forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesit kombëtar
“Kosova është e jona. E askujt tjetër!” – përfundon Hoti.





