Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.
Për javën e gjashtëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes. Ndonëse mbrojtës, ai ka shënuar dy gola, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër FC Drenica, e cila përfundoi me rezultat 2:0.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit ndërkaq Veliu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.




