Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, priti në takim zyrtar znj. Kara Rose – Këshilltare e lartë policore në INL DC, e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga stafi lokal i INL-it në Kosovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi mbi situatën aktuale, sfidat dhe kapacitetet institucionale, informacione këto të cilat shërbejnë në kuadër të vlerësimit që INL- Kosova po zhvillon për krimin e organizuar transnacional (TOC), në institucionet e zbatimit të ligjit dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Ky ishte ndër takimet e para të realizuara mes dy përfaqësuesve, të cilët u dakorduan për të vazhduar me takime në nivele tjera, të cilat do të shërbejnë si takime pozitive për realizim të vlerësimit që INL-i po realizon në Kosovë.




