Të shtunën dhe të dielën u zhvillua xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku pamë rezultate interesante.
Malisheva triumfoi ndaj Drenicës në shtëpi me rezultat 2-0, duke vazhduar me fitoren e tretë rresht.
Ballkani në anën tjetër ka deklasuar me rezultat të thellë 6-1 Prishtinën e Re në shtëi, duke vazhduar formën e mirë dhe qëndrimin në krye të tabelës.
Në këtë xhiro pati dy barazime, Drita me një barazim dramatik në minutat e fundit ndaj Dukagjinit si mysafir me rezultat 1-1 dhe Prishtina barazoi në shtëpi me Ferizajin poashtu me rezultat 1-1.
Llapi u mposht nga Gjilani si mysafir me rezultat 3-0.





