Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kandidat për kryeministër nga e njëjta parti, ka postuar një video ku i drejtohet qytetarëve rreth zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai thotë se lista e tyre e kandidatëve është e plotë, gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese për çdo qytet, moshë dhe profesion.
Hamza tha se në dy ditët e ardhshme ata do të shpalosin edhe programin e tyre qeverisës, siq thotë ai, garancinë për një jetë më të mirë për secilin qytetar.
Ai shton se ata e dijnë çfarë i duhet Kosovës, duhet ti japim fund krizës politike sepse Kosova ka nevojë për stabilitet e jo drama politike.




