Ramush Haradinaj ka takuar kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se secili prej tyre sjell ekspertizë dhe ide unike.
Ai ka vlerësuar listën si përfaqësues të atyre që duan t’i qëndrojnë krah Kosovës dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të fortë për qytetarët.
Kjo është lista që dëshiron t’i qëndrojë krah Kosovës, duke punuar për një të ardhme më të mirë, më të fortë dhe më premtuese për çdo qytetar”,shkruan Haradinaj.





