Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, mori sot pjesë në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, ku ky këshill u konstitua dhe zgjodhi udhëheqësinë e re: kryetaren Anita Kadriu dhe nënkryetaren Edi Gaxha Puka, të cilat do të drejtojnë punën e Këshillit në mandatin e ardhshëm.
Ajo falënderoi të gjithë anëtarët për angazhimin dhe përgjegjësitë që bartin, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në proceset e licencimit, të cilat janë thelbësore për funksionimin dhe zhvillimin e sistemit të arsimit parauniversitar.
Nagavci theksoi se roli i Këshillit mbetet qendror në sigurimin e standardeve profesionale të mësimdhënësve dhe se deri tani ka vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke përballuar sfida ligjore dhe ndërinstitucionale.
Anëtarët e Këshillit shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë.




