Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende të tjera të konsiderohen si “të sigurta” për azil.
Ky vendim është bërë i ditur përmes një komunikate të Këshillit Evropian.
Sipas vendimit të Këshillit, Kosova është përfshirë në listën e vendeve të sigurta të origjinës që do të thotë se aplikimet për azil nga qytetarët kosovarë mund të trajtohen më shpejt.
Përfshirja e Kosovës bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore.
Koncepti i “vendit të sigurt të tretë” i mundëson shteteve anëtare të refuzojnë kërkesat për azil kur aplikantët mund të kenë kërkuar mbrojtje në një vend jo-BE të konsideruar të sigurt.
Rregullorja e re zgjeron rrethanat në të cilat një kërkesë mund të refuzohet si e papranueshme dhe parashikon që shqyrtimi i kërkesave të mund të kryhet edhe në vende të treta të sigurta.




