Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ku kryetari i komunës, Smajl Latifi ka dhënë betimin e tij për herë të katërt radhazi në krye të kësaj komune.
Në këtë mbledhje gjithashtu u betuan edhe 27 anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese, Latifi ka shprehur mirënjohje për besimin e qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së punës dhe përgjegjësisë në drejtimin e komunës, teksa ka nënvizuar se mandati i tij nuk shihet si privilegj, por si detyrë për qytetarët e Rahovecit.
Ai shtoi se mandati i ri do të jetë një forcim i zotimit të tij për të çuar komunën drejt përparimit dhe standardeve më të larta të zhvillimit.




