Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Hotelerisë për muajin tetor 2025.
Në tetor 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 60 737, prej tyre 40,2% ishin vendorë dhe 59,7% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin tetor të vitit 2024 (sa ishin 57 568 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 5,5%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 142 672, prej tyre 48,1% nga vendorët dhe 51,9% nga të huajt.
Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve Tetor 2024 – Tetor 2025

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net-qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7 878 vizitorë dhe me 29 160 net-qëndrime.

Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net-qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Tetor 2024) në Tetor 2025 pati rritje të vizitoreve për 5,2%. Në total, 36 283 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.





