Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i cili qëndroi për herë të parë për vizitë pune në Kosovë, së bashku me zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy.
Gjatë takimit bilateral, palët diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së Hungarisë për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e vlerësuar atë si thelbësore për procesin e integrimit euro-atlantik të vendit.
Sipas saj, avancimi i Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s është në interes jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të stabilitetit të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian.





