Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh urimi për Ditën e Çlirimit të Sirisë, në përvjetorin e parë historik të këtij momenti, duke theksuar lidhjet e thella mes dy popujve që kanë kaluar nëpër dekada shtypjeje, dhimbjeje dhe luftë për liri.
Në fjalimin e saj në “X”, ajo u shpreh se kjo ditë nuk simbolizon vetëm rikthimin e lirisë, por edhe “rilindjen e shpresës së popullit”.
Presidentja Osmani kujtoi se viti 2025 shënoi një kapitull të ri historik me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Sirisë duke thënë se është një lidhje morale midis dy popujve që e kuptojnë koston e lirisë dhe vlerën e të qëndruarit krah për krah për një botë më të drejtë.





