Analistja, Nafie Selmani ka publikuar në rrjetet e saj sociale një skandal të regjistruar në librat në Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka ndarë foto nga një faqe e librit të gjeografisë ndërsa i referohet rajonit të Dukagjinit si Metohi.
Selmani në një lidhje live në Euronews Albania e ka cilësuar këtë një skandal dhe një gabim të rëndë.
Ajo theksoi se botimi i librit të gjeografisë së klasës së 7-të është publikuar në gushtin e këtij viti dhe se termi Metohi është një gabim i rëndë identitar.





