Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, me anë të një shkrimi në Facebook ka kërkuar hetime nga Prokuroria për siq thotë ajo, “blerjen” e postit të kryetarit të LDK-së.
Ajo bazohet në deklaratat e gazetarit Baton Haxhiu dhe Astrit Gashi ndërsa thotë se “kjo është forma më e rëndë e korrupsionit”.
Tërmkolli shkruan se qëllimet e Abdixhikut, siq e quan ajo “rrugës së re sorrosiane e me kumbarë Edi Ramën”, janë shkatërrimi i LDK-së Rugoviane deri në temel.





