Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky “nuk është gati” të miratojë planin e paqes të hartuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai u shpreh kritik ndaj Zelenskyt për siq thotë ai, mosleximin e planit të paqes me të cilën u pajtuan njerëzit e tij, vetëm një ditë pasi negociatorët amerikanë dhe ukrainas përfunduan ciklin prej tre ditësh bisedime, të cilat synonin afrim qëndrimesh për propozimin e administratës amerikane.
Megjithatë, presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka shprehur publikisht miratimin për planin amerikan.
Përkundrazi, javën e kaluar ai deklaroi se disa elemente të propozimit ishin “të papranueshme”, edhe pse drafti fillestar shihej si i favorshëm për Moskën.




