Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia është plotësisht e përgatitur për fushatën zgjedhore.
Në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët e komunave që qeverisen nga LDK, ai tha se strukturat e partisë janë të lidhura, të koordinuara dhe të motivuara për një angazhim të gjerë në çdo qytet, fshat e lagje të Kosovës.
Abdixhiku theksoi se LDK synon të ofrojë qeverisje të drejtë, institucione funksionale dhe një politikë të përgjegjshme që i shërben qytetarëve.
Sipas tij, momenti kërkon normalitet, stabilitet dhe zhvillim dhe mbi të gjitha, shpresë. Ai u shpreh se fushata do të zhvillohet dhe përmbyllet si ekip, me përkushtim dhe dinjitet.




