Në një intervistë për emisionin Frontal në T7, kandidati i LVV-së Andin Hoti deklaroi se shumica e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë të ndikuar nga mendimi politik i Ukshin Hotit. Ai tha se rreth 80% e tyre e kanë lexuar dhe kanë tentuar ta ndjekin programin e tij, ndonëse theksoi se Ukshin Hoti nuk i takon asnjë partie politike, por është figurë e të gjithëve.
Andin Hoti garon me numrin 11 në listën zgjedhore të LVV-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.




