Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lyn Debevoise, ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku u prit nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
Në takim Radoniqi e njoftoi Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vendin tonë.




