Mbrojtësi i djathtë i Dinamos së Ferizajt ka qenë thjesht fenomenal këtë edicion në Ligën e Parë – i pakalueshëm në mbrojtje dhe shpërthyes në fazën ofensive.
Vetëm në stinorin vjeshtor, 25-vjeçari regjistroi 8 kontribute në gola: 5 gola dhe 3 asistime, një bilanc fantastik për një mbrojtës anësor.
Cakolli ka shkëlqyer ndeshje pas ndeshjeje, duke qenë një nga pikat më të forta të Dinamos, skuadër që e mbyll pjesën e parë të sezonit në vendin e tretë me 37 pikë, vetëm tre pas liderit Vushtrria – dhe padyshim befasia më e bukur e këtij edicioni.
Me këtë ritëm, Cakolli po tregon se është gati për nivele edhe më të larta në karrierë




