Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, tha se ka atmosferë dhe gatishmëri për të dëgjuar programin e PDK-së, duke theksuar se më 28 dhjetor pritet ndryshimi politik.
Ai u shpreh i bindur se Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga PDK-ja në bashkëpunim me partitë opozitare, pasi kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, të paraqesë platformën zgjedhore.




