Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipatin, të shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.
Ai bëri të ditur se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit si dhe për urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre.
Haradinaj shton se formimi sa më shpejtë i institucioneve është një parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike.





