Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme rreth ankesës për qendrat e votimit jashtë Kosovës, duke thënë se Supremja ka folur njëjtë sikur PZAP, sipas tij me gjuhën e PDK-së dhe LDK-së.
Sipas tij, integriteti i zgjedhjeve nuk rrezikohet nga mërgata por nga opozita dhe gjykatës të cilët vendimet i bëjnë sipas porosisë pa integritet dhe transparencë.
Krasniqi thotë se në asnjë nen të ligjit për zgjedhje dhe as të rregullave zgjedhore nuk ndalohet votimi në hapësirat që mund ti siguroj përfaqësia diplomatike për votim, dhe as integriteti i zgjedhjeve nuk ndërlidhet me faktin se a je në pallat të kulturës apo zyre biznesesh si përfaqësi.
Ai madje vendimet e tyre i përshkruan si logjikë me tru peshku.





