Kampionati më prestigjioz evropian për klube, Liga e Kampionëve, kthehet sonte me ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës së ligës.
Vëmendja e të gjithëve do të jetë në San Siro ku Interi e pret Liverpoolin në një ndeshje interesante.
Përballje interesante pritet të jetë edhe Atalanta me Chelsean dhe Barcelona me Eintracht Frankfurtin.
Ndërkaq nga ndeshjet e tjera, Bayern Muncih e pret Sporting Lisbonën në shtëpi, Atletiko Madrid do të udhëtojë për përballjen me PSV-në, Tottenham e pret Slavia Prgaën, Marseille udhëton tek Royale Union dhe Kairat Almaty e pret Olimpiakosin.
Ndeshja ndërmjet Bayern Munich-Sporting Lisbona dhe Kairat Almaty – Olimpiakos zhvillohen nga ora 18:45 ndërkaq të tjerat zhvillohen nga ora 21:00.




