Një fluturake ushtarake gjermane nuk arriti të aterojë në Aeroportin e Prishtinës, krejt kjo për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotëron sot, e që kjo fluturake nuk është e certifikuar që në kushte të tilla ta bëjë veprimin, raporton Periskopi.
Kjo situatë sigurisht ngjalli shqetësim tek udhëtarët të cilët do ta përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për të arritur te destinacionet e tyre.
Në web-faqen zyrtare të ANP ‘Adem Jashari’, figuron se nuk ka anulime, vonesa e as shtyrje të fluturimeve.




