Eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, thotë se humbja prej rreth 131 milionë eurosh për shkak të energjisë së papaguar në veri përgjatë periudhës 2021-2023, është një peshë e rëndë jo vetëm financiarisht por edhe politikisht, raporton GazetaBlic.
Ai tha se këto nuk janë thjeshtë një humbje teknike por janë para të buxhetit që është dashur të shkojnë për investime dhe shërbime publike.
Ndër të tjera Muhaxheri tregon se problemi ka dy dimensione, atë ekonomik sepse sipas tij një dëm i till e shtyen operatorin energjetik drejt presionit financiar, kurse politik sic thekson ai është një tregues i mungesës së zbatimit të plotë të sovranitetit.




