Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka mbajtur një mbledhje me degët e tyre për të bërë përgatitjet për protestën e 13 dhjetorit që do të mbahet në Shkup.
Ata njoftojnë se protesta do të fillojë në ora 13:00 dhe mbahet në sheshin Skënderbeu të Shkupit ndërsa ftojnë të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë protestë.
Kjo është protesta e pestë me radhë që organizohet në përkrahje t ëish-krerëve të UÇK-së, pasi që në të kaluarën protesta u mbajtën edhe në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg.




