Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Gjatë bisedës, u theksua se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do të thellohet në projekte që zhvillojnë qytetin dhe forcojnë lidhjet ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës.
Rama e vuri theksin në rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e konsideruar këtë takim si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e bashkëpunimit rajonal.





