Një aeroplan ushtarak sudanez i tipit Ilyushin Il-76 është rrëzuar gjatë përpjekjes për t’u ulur në bazën ajrore Osman Digna, në qytetin Port Sudan, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord.
Sipas burimeve ushtarake, rrëzimi ndodhi për shkak të një “defekti teknik” gjatë uljes. Ushtria e Sudanit nuk ka zbuluar ende numrin e personave në bord dhe nuk ka publikuar asnjë deklaratë zyrtare.
Avioni, një model sovjetik, ka qenë përdorur për vite me radhë për transportimin e pajisjeve dhe personelit.
Rrëzimi i aeroplanit vjen në një kohë të tensionuar në Sudan, ku lufta midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake të RSF ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe dëme të mëdha infrastrukturës.




