Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprën penale të “Organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe ndaj një personi tjetër, F.M, për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.O organizoi më 17 gusht 2025 lojëra fati në lokalinin e tij në fshatin Isniq të Deçanit, ku morën pjesë edhe nëntë të pandehur të tjerë në bashkëkryerje për përfitim të kundërligjshëm.
Gjatë ndërhyrjes së policisë u sekuestruan letra loje dhe 17,578 euro. Të gjithë të pandehurit do të përballen me akuzat dhe dënimet e parashikuara sipas ligjit.




