Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar një njoftim për kandidatët për kryeministër dhe partitë politike, duke rikujtuar se tubimet zgjedhore në territorin gjerman nuk mund të organizohen më pak se tre muaj para datës së zgjedhjeve.
Me datën 28 dhjetor të këtij viti të planifikuara zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kjo nënkupton se nuk mund të zhvillohen aktivitete fushate në Gjermani deri më 28 shtator.
Ky vendim është në përputhje me rregullat që ndalojnë organizimin e tubimeve zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani brenda periudhës tre muaj para zgjedhjeve.
Ambasada ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë kandidatët dhe partitë politike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të këtyre rregullave.
Pas njoftimit, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, kishte paralajmëruar një tubim në Frankenthal të Gjermanisë më 13 dhjetor, por ky aktivitet duket se nuk do të mund të realizohet për shkak të kufizimeve ligjore.




