Avokati Bajraktari komenton mospjesëmarrjen e ministres Hajdari në seancë
Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar mungesën e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në seancën gjyqësore lidhur me rastin e skandalit të “Rezervave Shtetërore”.
Ai ka theksuar se shpërfillja e institucioneve të drejtësisë është e papranueshme, veçanërisht nga drejtuesit e institucioneve.
Bajraktari ka shtuar se duhet të shqyrtohen arsyet e mungesës së ministres dhe nëse kjo ndodh përsëri, Gjykata duhet të shqyrtojë masa ndëshkuese. Ai theksoi se çdo qytetar ka detyrim ligjor të paraqitet në seancat gjyqësore, dhe se shpërfillja e thirrjes është e papranueshme.
Në anën tjetër, Rozeta Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë thirrje nga Gjykata për seancën e mbajtur më 9 dhjetor. Ajo ka theksuar se do të paraqitet në seancë nëse merr një thirrje të tillë nga Gjykata.
Aktakuza për rastin e “Rezervave Shtetërore” është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku akuzohen Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi për dëmtimin e buxhetit të Kosovës në shumën prej rreth 3 milionë euro.Avokati Ardian Bajraktari ka komentuar mungesën e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në seancën gjyqësore lidhur me rastin e skandalit të “Rezervave Shtetërore”.
Ai ka theksuar se shpërfillja e institucioneve të drejtësisë është e papranueshme, veçanërisht nga drejtuesit e institucioneve.
Bajraktari ka shtuar se duhet të shqyrtohen arsyet e mungesës së ministres dhe nëse kjo ndodh përsëri, Gjykata duhet të shqyrtojë masa ndëshkuese. Ai theksoi se çdo qytetar ka detyrim ligjor të paraqitet në seancat gjyqësore, dhe se shpërfillja e thirrjes është e papranueshme.
Në anën tjetër, Rozeta Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk ka pranuar ndonjë thirrje nga Gjykata për seancën e mbajtur më 9 dhjetor. Ajo ka theksuar se do të paraqitet në seancë nëse merr një thirrje të tillë nga Gjykata.
Aktakuza për rastin e “Rezervave Shtetërore” është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku akuzohen Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi për dëmtimin e buxhetit të Kosovës në shumën prej rreth 3 milionë euro.




