Vlora Çitaku, sekretare dhe kandidate për deputete nga PDK, ka kritikuar ashpër mosparaqitjen e ministres Rozeta Hajdari në seancën gjyqësore për rastin e “Rezervave shtetërore”, duke e cilësuar atë si sabotim të qëllimshëm të shtetit.
Ajo gjithashtu ka kujtuar se edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk iu është përgjigjur ftesës së Prokurorisë për intervistim.
Sipas Çitakut, refuzimi i zyrtarëve të lartë për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë minon institucionet dhe nxit anarki e mosbesim në shtet.




