Për 10 ditë radhazi, ekipi i Kosovës ka qenë pjesë e kampeve stërvitore ndërkombëtare në qytetet Maribor dhe Celje të Sllovenisë.
Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerëve Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi, xhudistët tanë zhvilluan stërvitje intensive për t’u përgatitur për garat e ardhshme.
Gjatë kampeve, ata patën mundësinë të stërviten së bashku me xhudistë dhe trajnerë nga vende si Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Gjermania, Japonia e të tjera, duke shkëmbyer përvojë dhe duke rritur nivelin e përgatitjes.




