Policia e Kosovës vazhdon të jetë adresa e parë e besueshme për qytetarët. Dje, në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar, S.P., ka dorëzuar një portofol që kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Pas verifikimit, portofoli i është kthyer pronarit të tij. Ky veprim i qytetarit tregon për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e qytetarëve me organet e rendit.
Policia ka vlerësuar këtë gjest human dhe ka falënderuar qytetarët për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbështetje të sigurisë dhe rendit publik.




