Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu indinjatën e tij pasi kryetarët e Listës Serbe në komunat veriore të Kosovës hoqën simbolet e shtetit dhe fotografinë e Presidentes.
Ai kërkoi rikthimin urgjent të tyre dhe bëri apel ndaj Komunitetit Ndërkombëtar, BE-së dhe SHBA-së që të ushtrojnë ndikim për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës nga kryetarët e komunave serbe.
Në një postim në Facebook, Haradinaj gjithashtu uroi kryetarët e komunave nga AAK-ja për betimin e dhënë dhe i inkurajoi të punojnë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe interesin e qytetarëve.




